DYLON

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës: Sekuestrime të përkohshme në dy raste

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës: Sekuestrime të përkohshme në dy raste
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, për shkak të dyshimit se janë përfituar përmes kryerjes së veprave penale.

Nga kërkesa e parë një (1) personi i është sekuestruar një patentë shofer, për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 i KPRK-së), “Kontrabandim me migrant’’ nga neni 164 i KPRK-së, dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve, rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’ nga neni 390 dhe 391 i KPRK-së.

EkoHigjiena

Ndërkaq, nga kërkesa e dytë kundër gjashtë (6) personave, janë sekuestruar sende të ndryshme për shkak të dyshimit se janë përfituar përmes veprave penale ‘’Shpëlarja e parave’’, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Sendet e sekuestruara si në vijim:

Vetura Golf VI, çelësi dhe libreza e veturës;

Celular Samsung

Pistolete Zoraki M906T dhe katër fishek kal. 7.65 mm

Para kesh 1180 euro

Para kesh 300 Dinar të Serbisë

Para kesh 330 Denar të Maqedonisë

Para kesh 20 Lira Turke

Para kesh një Yaun të Kinës

Para kesh 10 valutë Irlandeze

Vetura Golf VI, çelësi dhe libreza e veturës

Vetura Golf V me targa 01-407-NQ çelësi dhe libreza e veturës

Telefon Iphone S

Telefon Samsung Galaxy

Vetura pasat, çelësi i veturës dhe libreza

Celular Samsung

Armë gjuetie e tipit “Mosberg Patriot” kalibër 30.06 me numër serik

Laser i armës

Dylbi e vendosur në armë

Karikator i zbrazët

Thikë me fatrollë me mbishkrim “Byker”

20 fishek kalibër 30.06

Para të gatshme 4 X 200 euro

Para të gatshme 3 X 100 Euro

Para të gatshme 7 X 50 Euro

Leja e armës e skaduar

Vetura Golf V, çelësi i veturës dhe libreza

Celular Samsung A21 S

Para me ngjyrë 2000 X 50 euro,

Para me ngjyrë 1200 X 20 euro,

Para me ngjyrë 50 X 20 euro,

Para me ngjyrë 12 X 20 euro

Çanta në të cilën kanë qenë të vendosura paratë me ngjyrë.

Vlera totale e parave me ngjyrë të sekuestruara është njëqindenjëzetepesë mijë (125,240) euro. /2LONLINE.com/