Bazuar në raportin e Prokurorit të Shtetit për 24 orët e fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale ‘’Sulmi seksual’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Vjedhja” dhe ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendewve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrja ose mbajtja e kundërligjshme e fëmijës’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”. /2LONLINE.com/