Sibel Halimi, zëdhënëse politike e LDK-së

Sibel Halimi, zëdhënëse politike e LDK-së

“Me qëllim të thellimit dhe avancimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit me mediet, në shërbim të transparencës dhe informimit të drejtë të publikut, si dhe prezantimit të qëndrimeve politike, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka emëruar znj. Sibel Halimi, Zëdhënëse Politike të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“Sibeli përveç se është anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, është edhe sociologe e poete. Ajo është doktorante në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Deri tash ka të botuar tre libra me poezi: “Kopshti i Mëkateve” (2002), “Qenia nuk banon këtu” (2013), “Me ekzistu është vetë kuptimi” si dhe përmbledhjen eseistike “Shoqëri në Alarm” (2017).

Merret aktivisht me trajtimin e problemeve socio-filozofike, ndërkohë që shkrimet e saj janë botuar në periodikun shqip e të huaj. Njihet si veprimtare e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë për të drejtat e grave dhe vajzave.

Lidhja Demokratike e Kosovës pret dhe fton për një bashkëpunim të nevojshëm me mediat dhe me publikun”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

KOMENTE