Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në tri raste të ndara, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në tri raste të ndara, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’, tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi të dyshuar, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa, kërkesa tjetër është paraqitur ndaj dy (2) personave, pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’.