DYLON

Komiteti i Gjilanit kundër COVID-19 vlerëson se fal lojalitetit qytetar ka rënë dukshëm numri i rasteve të reja

Komiteti i Gjilanit kundër COVID-19 vlerëson se fal lojalitetit qytetar ka rënë dukshëm numri i rasteve të reja
Avatar photo Redaksia

Komiteti Komunal i Gjilanit kundër parandalimit dhe përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili, ka mbajtur të premten takimin ditor për vlerësimin e gjendjes.

Në takim u tha se gjendja është nën kontroll të plotë, derisa u theksua se fal lojalitetit qytetar, ka rënë dukshëm numri i rasteve, duke shpresuar se trendi i rënies do të vazhdojë edhe më shumë, për ta ulur lakoren në pikën zero.

Gjatë takimit, është apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë të t’i respektojnë masat si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit.

EkoHigjiena

Gjendja e përgjithshme e përballjes së Gjilanit me COVID-19 brenda gjashtë muajve është si vijon: 961 raste pozitive në total, 837 të shëruar, 81 raste aktive, 19 të hospitalizuar, 43 të vdekur dhe 30 mostra në pritje./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.