Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Sulmi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave , për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe ‘’ Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ” Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përhapja e sëmundjeve ngjitëse”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ” Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”. /2LONLINE/