Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 16 – 22 dhjetor 2024, ka pranuar gjithsej tridhjetë (30) kallëzime penale.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
- gjashtëdhjetedy (62) aktakuza, ndaj gjashtëdhjeteshtatë (67) personave,
- tridhjetetetë (38) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
- tri (3) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve,
- katër (4) ankesa,
- katër (4) persona të ndaluar,
- katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit, ndaj katër (4) personave.
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar dyzetegjashtë (46) persona. /2LONLINE/