Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Ngacmimi’’, ndërsa, një (1) person për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’. /2LONLINE/