Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. /2LONLINE.com/