Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Spitalit Regjional në Gjilan, Besim Guda si dhe shefit për çështje juridike,Hazir Hazirit që dyshohen për vepër penale “shpërdorim i detyrës zyrtare”. Rasti ka të bëjë me një tender për blerjen një aparati mjekësor, në vlerë prej 55 mijë euro, për të cilin është bërë pagesapa vlerësuar komisioni kompetent për testim dhe pranim.
Njëkohësisht ata akuzohen edhe për një vepër tjetër penale, për shkak se i kanë mundësuar shfrytëzimin e kundërligjshëm të oborrit të spitalit, pa kontratë dhe pa procedurë tenderimi, një kompanie private, e cila ka vendosur një lokal, kinse me qira prej 500 euro.
Sipas informacioneve të sigurta brenda PTH në Gjilan, edhe ndaj ish-drejtorit të këtij Spitali Regjional,Abdylatif Latifi është ngritur aktakuzë për vepër penale “shpërdorim i detyrës zyrtare”, për shkak të mosrespektimit të dispozitave ligjore mbi procedurat tenderuese,me çka i ka mundësuar përfitim të kundërligjshëm një kompanie private.