DYLON

FSK-ja në ushtrimin fushor “Shpata e argjendtë’’

Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglieta zbritën sot me helikopter në zonën e operacionit të ushtrimit fushor ,,Shpata e argjendtë’’ në kazermën e FSK-së ,,Evropianët e rinj’’ në Pomozotin për të parë nga afër operacionet përfundimtare të ushtrimit të përbashkët të institucioneve të sigurisë në vend, si FSK, KFOR, Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të zhvilluar nga data 1 derë më 3 qershor 2016.

Demonstrimet e aktiviteteve të ushtrimit fushor i përcjellën nga afër edhe zëvendësministrat, ai i FSK-së Fadil Gashi dhe i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për FSK, Shkelzen Sylaj, Komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale, kolonel Muharrem Rrahmani, Komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes civile(RMC), kolonel Shaip Haziri, komandanti i Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSH), kolonel Xhevahir Geci, përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave si dhe oficerë të FSK-së, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Fillimisht në zonën e operacionit u bë një prezantim i tërë procesit të planifikimit u prezantua skenari si dhe u prezantuan akterët pjesëmarrës, institucionet dhe njësitë pjesëmarrëse në realizimin e ushtrimit e gjithashtu dhe më pas u vizituan vend incidentet e ushtrimit.

Me këtë rast Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë, gjenerallejtënant Rrahman Rama pasi vizitoj të gjitha aktivitetet e ushtrimit u shpreh se: ,, nga ajo që pamë sot këtu, mund të them se ushtrimi ,,Shpata e argjendtë’’ doli të jetë pikërisht ashtu siç ishte planifikuar një test dhe sprovë e suksesshme e menaxhimit të emergjencave dhe krizave eventuale në vend, e gjithashtu një ushtrim i veprimit dhe ndërveprimit të suksesshëm dhe i realizuar bashkërisht i të gjitha institucioneve të sigurisë që veprojnë në Kosovë’’.

Gjeneral Rama falënderoj KFOR-in, ekipet këshilluese të NATO-s, agjencitë tjera vendore pjesëmarrëse në ushtrim e në veçanti oficerët, nënoficerët dhe ushtarët që për tri ditë rresht të realizojnë me përpikëri dhe motiv të lartë të gjitha detyrat e parashtruara.

Sipas skenarit, refugjatë të supozuar gjoja kishin ardhur nga Siria nëpërmjet Republikës së Maqedonisë dhe kalojnë në zonën kufitare Kosovë- Maqedoni, ku fillimisht u legjitimuan, intervistuan nga Policia e Kosovës, pastaj rastet me sëmundje apo lëndime u trajtuan nga ekipet mjekësore të FSK-së, përkatësisht Kompanisë së Mjekësisë dhe ato të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave .

Po sipas skenarit, refugjatët pas legjitimimit, intervistimit dhe procedurave tjera ligjore transportohen nga Policia e Kosovës për në kampet e refugjatëve të ngritur dhe menaxhuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Vlen të theksohet gjithashtu se ekipet e FSK-së, përkatësisht kërkim shpëtimit dhe ato të Deminimit gjithashtu kanë qenë të angazhuar në kërkimin eventual për persona të zhdukur apo persona që kanë humbur rrugën në zonën kufitare, ndërsa ekipet e Deminimit dhe ati për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera gjatë gjithë kohës qenë ta angazhuara për zbatimin e misionit të tyre sipas skenarit të ushtrimit.

Qëllimi i Ushtrimi fushor ,, Shpata e Argjendtë’’ ishte testimi i aftësive ndërvepruese të institucioneve të sigurisë në Kosovë për menaxhimin e emergjencave dhe krizave me rastin e ardhjes eventuale të refugjatëve si dhe mbështetja humanitar për refugjatë.



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.