Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit , me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kanë kryer veprën penale ‘’Zjarrëvënia’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kanë kryer veprën penale ‘’Zjarrëvënia’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’. /2LONLINE/