Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’ dhe ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Dëmtimi i të drejtave të personit tjetër’’ dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’. /2LONLINE/