Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ’’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paaurotizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’ dhe ‘’Privimi i kundërligjshëm i lirisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’ dhe ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’. /2LONLINE/