Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Manipulimi me prova’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’. /2LONLINE.com/