DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda javës ka ndaluar 19 persona

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda javës ka ndaluar 19 persona
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 23 – 29 dhjetor 2024, ka regjistruar gjithsej njëzet (20) kallëzime penale, ndaj njëzetekatër (24) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

EkoHigjiena

– tridhjetetetë (38) aktakuza, ndaj tridhjetenëntë (39) personave,
– njëzetedy (22) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
– gjashtë (6) ankesa,
– nëntëmbëdhjetë (19) persona të ndaluar,
– njëmbëdhjetë (11) kërkesa për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale, ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar njëzetegjashtë (26) persona. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.