Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, në komunën e Vitisë. Në njërin rast, dy persona janë ndaluar me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumenteve’’, ndërsa në rastin tjetër, pesë persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave, për këto vepra penale:
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Dy (2) aktakuza kundër (3) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’ dhe ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Kanosja’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Ngacmimi seksual’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.