• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Nacionale
  3. Nga Parku Inovativ u rikthyen për në vendlindje edhe personat e fundit që ishin strehuar aty
Nacionale

Nga Parku Inovativ u rikthyen për në vendlindje edhe personat e fundit që ishin strehuar aty

Redaksia 2LONLINE 11 Dhjetor, 2019 2 minuta lexim
 Nga Parku Inovativ u rikthyen për në vendlindje edhe personat e fundit që ishin strehuar aty

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se sot nga Parku Inovativ në Prizren janë larguar edhe personat e fundit nga Shqipëria, që ishin strehuar aty pas tërmetit.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Edhe njëherë ju falënderoj secilit nga Ju, për çdo kontribut dhe angazhim që dhatë, për t’u dalë në ndihmë bashkëkombësve tanë nga Shqipëria, pas tërmetit me pasoja tragjike qe goditi këtë vend.

Sot nga Parku Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman, u rikthyen për në vendlindje edhe personat e fundit që ishin strehuar dhe ditë më parë u rikthyen edhe të strehuarit në Shkollën e Mesme “Gjon Buzuku” në Prizren.

Kësisoj u përmbyllë edhe kjo etapë e akomodimit dhe strehimit, në objektet publike.

Puna në Parkun Inovativ Trajnues do të vazhdoj, në misionin që ka, zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Çdo ditë kemi raporte nga Institucionet tona për rikthim të atyre që qëndruan në shtëpi private dhe objekte hoteliere në vend.

Edhe njëherë falënderoj institucionet tona, të gjitha pa dallim, që u angazhuan pandalë për të ndihmuar në çdo nevojë operacionet e kërkim-shpëtimit, dhënien e ndihmave dhe strehimit. Falënderoj, Institucionet e Shqipërisë për bashkëpunimin, vullnetarët e shumë, shoqatat humanitare, organizatat joqeveritare, autoritetet Komunale, Ambasadën Gjermane në Prishtinë, GIZ dhe çdo vullnetmirë, që hapën dyert dhe zemrat e tyre në gjithë këtë mision.

Ne do vazhdojmë të jemi të gatshëm, për çdo ndihmë dhe angazhim të nevojshëm, që Qeveria e Shqipërisë mund ta ketë.

Etiketat:hqipëri Parku Inovativ Ramush Haradinaj
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Policia

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”

19 Maj, 2022
Nacionale

FSK-ja pjesë e garës ndërkombëtare “International Cyber Security Exercise”

19 Maj, 2022
Njoftime/Shpallje

Komuna e Gjilanit shënon 23-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Abdullah Tahiri, Ibrahim

19 Maj, 2022
Policia

Arrestohen dy shtetas të huaj, dyshohen se mashtruan viktimën duke ua shitur

19 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

23 vjet nga rënia e Agim Ramadanit, Haradinaj: Artisti e luftëtari që jetën ia fali Kosovës

11 Prill, 2022

Fondit të Sigurisë i shtohen 138 mijë euro, në nder të Brigadës 138 të ZO të Dukagjinit, donacion nga Muhamet Ajrullahu, nipi i heroit Agim

6 Mars, 2022

Haradinaj: Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë!

31 Dhjetor, 2021

Ku i kishin mendtë Kurti e VV?!

23 Dhjetor, 2021

Haradinaj kërkon votën për Nazim Gagicën në Gjilan

26 Shtator, 2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nominon Nazim Gagicën kandidat për kryetar të Gjilanit

31 Korrik, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com