Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’.