Faleminderit!

Faleminderit!

Fshati Dobërçan banorët e të cilit njihet për vullnetarizëm, humanizëm aktivitete të njëpasnjëshme ka bë që sot të njihet njëri ndër fshatrat më të pastra dhe më të organizuara në Kosovë.

Kështu thotë Ibish Ibishi, anëtar i kuvendit komunal të Gjilanit, sipas të cilit falë gjithë këtij angazhimi si dhe falë bashkëpunimit, si me niveli qendror e po ashtu edhe atij lokal sot Dobërçani po realizon projekte madhore dhe shumë të rëndësishme jo vetëm për banorët e këtij lokaliteti por edhe më gjerë., transmeton Portali 2LONLINE.com

“Dje z. Fatmir Matoshi ministër në MMPH me bashkëpunëtorë, po ashtu prezent ishin edhe nënkryetari i komunës së Gjilanit, z.Arbër Ismajli me bashkëpunëtorë të qeverisë komunale, kryetari i Këshillit të fshatit Nexhat Ibishi, aktivist e bashkëvendës të fshatit me ç’rast u bë edhe hapja zyrtare e punimeve të projektit të kanalizimit dhe shtratit të lumit vlera e të cilit kapë shumën 550.000€. Nuk është projekti i vetëm i cili filloi së realizuari sepse kemi edhe projektin e urës mbi lumin Morava, projektin e rregullimit të rrugëve Dobërçan-Stublinë, si dhe rruga Dobërçan Pogragjë, zgjerimi i trotuarit, asfaltimin edhe të disa rrugëve brenda në fshat, gjitha këto projekte arrijnë vlerën afër 1.500.000 €”, thotë Ibishi.

Sipas tij, lirisht mund të thuhet se gjitha këto projekte kanë filluar së realizuari ndërsa zgjerimi i trotuarit tani më veç është i përfunduar, për të cilin bashkëvendësit janë shumë mirënjohës sepse janë krijuar kushte shumë më të mira dhe ma të sigurta për qarkullim të lirë.

Ibishi thotë se krejt kjo është bë falë vullnetit, bashkëpunimit, angazhimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me qeveri, me organet komunal, komunitetin, vullnetarizmit qytetar për angazhimin dhe kujdesin që kanë tregu gjatë tanë kohës vite me radhë ndaj ambientit, dhe krejt kjo si shpërblim po kthehet në investime kapitale e që me projektin e fundit ky i kanalizimit dhe rregullimit shtratit të lumit, po e përmbyllim këtë vit me afër 1.500.000€ investime të planifikuara për këtë fshat dhe rrethinë, projekte me rendësi shumë të madhe.

“Personalisht dhe në emër të të gjithëve dua të falënderoj gjithë bashkëpunëtoret, aktivistët, vullnetarët e punës, Këshillin e fshatit, Shoqatën 17 Shkurti dhe gjithë kontributdhënësit për angazhimin dhe bashkëpunimin që kem pas deri më sot, në veçanti dua të falënderoj, Fatmir Matoshin ministër në MMPH, Rexhep Kadriun zv.ministër në MI, kryetarin e komunës Lutfi Hazirin me bashkëpunëtorët e tij, drejtorin Muhamt Suliqi, Mumin Morina dhe gjitha organet që treguan gadishmëri, përkushtim dhe bashkëpunim gjatë gjithë kohës, së bashku gjithçka është e mundur. Krejt në fund më mbetet vetëm të uroj, Urime dobërçanas, nuk do të ndalemi këtu, së bashku vazhdojmë ta ndërtojmë vendin”, ka thënë Ibishi transmeton 2LONLINE.com.

KOMENTE