Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Behar Beqiraj dhe Sead Jusuf, përfaqësues të kompanisë “ Urban Metropol dhe Lorenco & Co ” me të cilën kanë biseduar rreth projektit “Rindërtimi i informacioneve kadastrale” i cili do të zhvillohet në Komunën e Vitisë, respektivisht në lokalitetet Pozheran, Sllatinë, Sadovinë e Jerlive dhe Zhiti.
Përndryshe ky projekt është mundësuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Kurse në dhjetor të vitit të shkuar në lokalitetet e lartpërmendura janë mbajtur edhe sesionet informuese. Ndërkaq përfaqësuesit e kësaj kompanie bëjnë me dije se poashtu pritet të hapën edhe zyrat përkatëse në këto lokalitete ku qytetarët mund të informohen mbi këtë projekt. E kryetari Haliti foli mbi rëndësinë që ka ky projekt për Komunën e Vitisë në veçanti për lokalitet: Pozheran, Sllatinë, Sadovinë e Jerlive dhe Zhiti.