DYLON

Gjilani vazhdon përgatitjet parasezonale, nesër përballja kontrolluese

Gjilani vazhdon përgatitjet parasezonale, nesër përballja kontrolluese
Avatar photo Elife Sherifi

Kf.Gjilani e ka përmbyllur sezonin vjeshtor në pozitën e gjashtë, ndërsa përgatitjet për sezonin pranveror po i realizon në Shqipër, Durrës.

Ekipi kuq e bardh nga Gjilani po vijon përgatitjet parasezonale me ritëm të lartë punën, ku gjithcka po shkon sipas planifikimeve nga shtabi teknik i skuadrës.

Sot ata mbajtën dy seanca stërvitore, ku pos ushtrimeve fizike të udhëhequra nga trajneri kondicional, ekipi vijoi gjithashtu me ushtrime taktiko-teknike dhe lojë me top, të cilat u drejtuan nga trajneri Sedat Pajaziti.

EkoHigjiena

Sipas njoftimit zyrtarë të klubit, gjendja e futbollistëve është  stabile dhe në harmoni brenda ekipit.

“Atmosfera është pozitive,ku vërehet dëshira dhe motivi i tyre për punë gjatë kësaj kohe, që ekipa po përgaditet për pjesën pranverore të edicionit të sivjetëm në Ipko Superligë”, thuhet ne publikimin e fundit të klubit.

Gjilani pasditën e sotme do të vazhdoj me stërvitjet e rregullta, kurse ditën e nesërme përpos stërvitjeve të mëngjesit, në agjendën e kuq e bardhëve është edhe ndeshja kontrolluese kundër ekipit nga Mitrovica,Trepça 89′, që fillon nga ora 14:00 dhe zhvillohet në kompleksin “Tropical” në Durrës.

Elife Sherifi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.