“Skifterat” e nisin me risi vitin 2019

“Skifterat” e nisin me risi vitin 2019

Tifo klubi bardhë e kuq nga Gjilani, “Skifterat” e nisin me risi vitin 2019. Ata gjithmonë dinë të jenë të zëshëm në përkrahje të klubit Kf.Gjilani dhe shpesh me atmosferë kreative.

Si duket dëshirën për ndryshime dhe nisje të mbarë të sezonit pranveror, skifterat e kanë nisur nga vetja, duke zgjedhur kryesinë e re.

Normalisht, se grupi është unik dhe plot befasi, porse pritet që edhe udhëheqja e re të sjellë freski.

Nga mbledhja e fundit organizative ‘Skifterat’ unanimisht përzgjodhën të përfaqësohen dhe t’ua besojnë organizimin për vitin 2019 kësaj kryesie të re:

Etrit Gagica – Kryetar

Eron Sylejmani – Anëtar

Blend Korça – Anëtar

Arianit Robelli – Arkatar

Kujtojmë se kryetari i zgjedhur, Etrit Gagica, ka mbrojtur ngjyrat e klubit të Gjilanit, si portier, ndërsa nga sot do të mbrojë e luftojë për klubin e zemrës, por në një tjetër pozitë dhe atë me një ushtri të tërë në tribina.

KOMENTE