Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,në Komunën e Vitisë, ka vizituar sot fshatin Sllatinë të Epërme dhe Sadovinë të Jerlive ku po kryhen punime në infrastrukturën shëndetësore.
Aliu nga afër ka parë ecurinë e punimeve që po kryhen në rregullimin e ambulantes së fshatit Sllatinë të Epërme dhe të oborrit të këtij institucioni shëndetësor.
Ai në fshatin Sadovinë të Jerlive ka parë edhe punimet që po zhvillohen në rregullimin e oborrit në ambulanten e fshatit Sadovinë të Jerlive.
Aliu ndër tjerash potencoi se Komuna e Vitisë dhe Kryetari Haliti mbetën të përkushtuar që të krijojnë kushte sa më të mira për qytetarët të cilët vizitojnë institucionet shëndetësore në territorin e komunës së Vitisë.