ATRC ka mbajtur aktivitetin promovues për prezantimin e mbështetjes përmes projektit “Ndërtimi i konkurrueshmërisë përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale” dhe pjesëmarrja në Grupin e Fokusit të planifikuar.
Pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të mësojnë më shumë rreth projektit, mënyrat e bashkëpunimit, përfitimet nga projekti si dhe kriteret për përfshirjen e produkteve artizanale në katalogun e dyqaneve online. Po ashtu, është organizuar edhe mini panairi i prodhimeve artizanale ku janë prezantuar këto produkte.
ATRC në partneritet me Shoqatën e Bizneseve dhe Konsulentëve KREACIJA dhe Shoqata për Iniciativat e Zhvillimit ZENITH nga Maqedonia po zbatojnë projektin për të mbështetur produktet artizanale dhe qasjen e tyre në tregjet e eksportit përmes shitjeve në internet.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe fokusohet në mbështetjen e artizanateve, në veçanti zejtarisë, në rajonet kufitare të Kosovës dhe Maqedonisë përmes asistencës për të zhvilluar aftësinë e eksportit të mjeshtërve lokal dhe mikro-ndërmarrjeve.
Menaxherja e projektit për Kosovë, Mediana Bislimi tha se qëllimi i Projektit është që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen sociale në zonat ndërkufitare të rajonit të Lindjes në Kosovë si dhe rajonet verilindore të Shkupit në Maqedoni përmes gjenerimit të të ardhurave të ndërmarrjeve të reja dhe mikro-ndërmarrjeve, si dhe do ti adresoj nevojat e bizneseve artizanale duke krijuar struktura mbështetëse të eksportit për artizanët në zonat ndërkufitare në formë të 2 kooperativave (një për çdo vend) për mbështetje në projektimin, promovimin, shitjen dhe ofrimin e eksporteve online, si dhe një komitet i përbashkët i koordinimit të grupeve.
Projekti është në përputhje me politikat kryesore të BE-së në sferat e konkurrueshmërisë dhe përfshirjes sociale.