DYLON

Përfaqësuan Kosovën në ngjarjen “Teatri për të rinjtë”, si metodologji në punën me të rinjtë

Përfaqësuan Kosovën në ngjarjen “Teatri për të rinjtë”, si metodologji në punën me të rinjtë
Avatar photo Redaksia

CCNO- “Center for Cooperation and Networking of Organizations” dhe “Community Building Mitrovica”, ishin dy organizata që javën e kaluar, përfaqësuan Kosovën në ngjarjen “Teatri për të rinjtë”, si metodologji në punën me të rinjtë, ka bërë me dije Mediana Bislimi, drejtoreshë ekzekutive e CCNO-së

Ajo ka bërë me dije se pjesëmarrës ishin udhëheqës dhe përfaqësues të organizatave nga Bullgaria, Gjermania, Izraeli, Kosova, Maqedonia e Veriut, Palestina, Serbia, Britania e Madhe dhe Zvicra.

EkoHigjiena

“Teatri për të rinjtë” është një ngjarje e formës së “work shopit”, tetë ditor i organizuar nga Fondacioni joqeveritar zviceran, Stiftung Urgestein.  I cili financohet nga Konfederata e Zvicrës përmes Fondacionit Movetia Exchange dhe është mbajtur në Guggisberg / Zvicër nga 6 deri më 13 nëntor 2022”, ka bërë me dije drejtoresha Bislimi.  /2LONLINE/