DYLON

CCNO dhe Caritasi Alsace do ta thellojnë bashkëpunimin e tyre përmes projekteve konkrete

CCNO dhe Caritasi Alsace do ta thellojnë bashkëpunimin e tyre përmes projekteve konkrete
Avatar photo Redaksia

Përfaqësues të CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations – CCNO u takuan me përfaqësues rë  Caritas Alsace Réseau Secours Catholique në kuadër të takimit për bashkëpunim ndërmjet tyre si dhe dy vendeve Gjilan – Strasbourg Alsace.

Mediana Bislimi, drejtoreshë ekzekutive e CCNO-së falënderoi për mikpritje, Isabelle Collot- ADJOINTE DE LA PERMANANCE ARC-EN-CIEL, si dhe për bashkëpunimin, shkëmbimin e strategjive dhe ideve për projekte ndërmjet dy vendeve.

EkoHigjiena

CCNO dhe Caritasi Alsace do ta thellojnë bashkëpunimin e tyre përmes projekteve konkrete në fushat e Të drejtave themelore të njeriut, Ndalimin dhe raportimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, Ballafaqimit me të kaluarën dhe Paqes ndëretnike, Mbrojtjes së mjedisit, Zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.

Gjithashtu, CCNO dhe Caritas do te iniciojnë bashkëpunimin institucional në mes dy vendeve përmes projekteve institucionale të përbashkëta.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.