Gjatë këtij muaji, Komuna e Gjilanit identifikohet me Manifestimin e saj të përvitshëm, “Flaka e Janarit”, e që, sipas drejtuesve të komunës, kësaj here i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Skënderbeut dhe 50-vjetorit të demonstratave për Flamur.
“Ky manifestim është tejet i rëndësishëm pasi i kushtohet vlerësimit të dëshmorëve të kombit, të cilët u sakrifikuan për ditët e sotme. Këtë vit, do ta nderojmë edhe njeriun i cili dha shumë për lirinë e shqiptarëve, heroin Metush Krasniqi”, kishte thënë , ditë më parë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Përndryshe, janë katër shtyllat e manifestimit që tradicionalisht kanë qenë si: arti letrar, arti pamor, arti dramatik dhe arti muzikor.
Programi i Manifestimit Kulturor “Flaka e Janarit 2018”, nis me 11 janar me homazhe para varrezave të dëshmorëve dhe lapidarëve dhe vizitë kazermës së FSK-së dhe përfundon me 31 janar me Festivalin e Muzikës Popullore.
Ja programi: