Në kuadër të bashkëpunimit që Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka me Universitetin Anadolu në Eskişehir të Turqisë, profesori i Fakultetit Ekonomik Prof.Ass.Dr. Arben Sahiti është duke marrë pjesë në mobilitet në kuadër të projektit ICM(International Credit Mobility) për pesë ditë me radhë.
Gjatë qëndrimit në Universitetin e Anadolus, Profesori Arben Sahiti ka realizuar takime të ndryshme. Fillimisht është takuar me disa nga përfaqësuesit e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, ku në ndërkohë ka pasur takime dhe vizita me përfaqësuesit e Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative.
Profesori Arben Sahiti gjatë qëndrimit në Universitetin Anadolu të Turqisë, para stafit dhe studentëve ka mbajtur edhe një ligjëratë me temën, “Ekonomia e Kosovës”, ku tema ka pas fokus të veçantë nraportet tregtare në mes të Kosovës dhe Turqisë si dhe investimet e huaja direkte të Turqisë në Kosovë . Ligjërata ka zgjuar mjaftë interesim nga pjesëmarrësit, derisa është zhvilluar një debat i rëndësishmen rreth temës në fjalë. /2LONLINE/