Procesi i regjistrimit në komunën e Vitisë, është duke vazhduar normalisht dhe pa ndonjë problem eventual, kanë vlerësuar përgjegjësit e këtij procesi, në takimin e sotëm me nënkryetarin e komunës së Vitisë, Hasan Aliu.
Në takimin me mbikëqyrësit, komisionin dhe sekretarinë e procesit të regjistrimit, zv.kryetari Aliu tha se çdo gjë është duke shkuar sipas planifikimeve.
Megjithatë ai u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve vitias pa dallime që të mos ngurrojnë por t’i përgjigjen procesit të regjistrimit të popullsisë pasi që kjo është në interes të përgjithshëm.
Ndërkohë u bë e ditur se deri më tani, në komunën e Vitisë janë regjistruar 19.965 qytetarë. /2LONLINE/