Nuk ishte bërë asnjë reformë rrënjësore apo emërim i prokurorëve e gjyqtarëve. Tash ka nisur procesi i emërimit dhe janë bërë disa nga emërimet në Gjykatën e Qarkut dhe në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan dhe pritet të mbushet numri i paraparë nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor e Prokurorial (KPGJP).
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i ka dekretuar gjyqtarët dhe prokurorët e qarkut të Gjilanit të cilët kanë dhënë betimin para Presidentit.
Në Gjykatën e Qarkut në Gjilan janë emëruar Abdullah Ahmeti-gjyqtar, Vllastimir Dimiç-gjyqtar, Zyhdi Haziri-gjyqtar, Rasim Rasimi- gjyqtar, Muhamet Rexha-gjyqtar, Ilmi Dalipi-gjyqtar. Ndërsa në Prokurorinë Publike të Qarkut në Gjilan janë emëruar Jetish Maloku-kryeprokuror, Fahri Nuhiu-prokuror, Shaban Spahiu-prokuror, Agron Uka-prokuror, Ismet Ukshini-prokuror.
Duke parë se nuk janë plotësuar të gjitha pozitat e fazës së dytë me emërimet e bëra në qershor të vitit 2010. Për këtë arsye KGJK-ja ka kërkuar nga KPGJP-ja t’i ri-shpall pozitën udhëheqëse të kryetarit të Gjykatës së Qarkut në Gjilan.
Po ashtu Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial njofton se intervistat për gjykatat komunale, ato për kundërvajtje dhe prokuroritë publike komunale në Gjilan, po ashtu edhe të gjitha gjykatat dhe zyrat e prokurorive në Viti, Kamenicë, do të mbahen në mes 24 gushtit dhe 08 shtatorit të vitit 2010. /Besim TOSKA/