Pritjes i erdhi fundi, Arbër Zeneli pritet t’i rikthehet fushës pas 262 ditësh. Ylli kosovar, do të grumbullohet të dielën te Stade de Reims në ndeshjen e kampionatit ndaj Saint-Etienne.
Anësori, ishte lënduar në qershor të vitit 2019 në ndeshjen e zhvilluar në Podgoricë, Mali i Zi – Kosova. Që nga ajo kohë, Zeneli nuk ka zhvilluar më asnjë takim.
Por, lajmi për rikthimin e tij padyshim që gëzon edhe Kosovës.
Tashmë, trajneri Bernard Challandes mund të llogarisë në të për ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore.
Ky takim do të zhvillohet me 26 mars në Shkup.