Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka pritur, sot, në takim përfaqësues nga projekti “Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Tokës (2019-2021)” i cili i implementohet nga GIZ-i Gjerman.
Bëhet me dije se me këtë projekt synohet të përmirësohen kapacitetet në fushën e planifikimit hapësinor dhe të menaxhimit të tokës në nivel lokal dhe kombëtar në Kosovë.
Gjithashtu përfaqësuesit e projektit e kanë njoftuar kryetarin Haliti se në kuadër të këtij projekti komunat partnere to të mbështeten në zbatimin e ligjit të planifikimit hapësinor (përgatitjen e planeve zhvillimore komunale dhe hartave zonale), duke përfshirë këtu edhe ngritjen e pjesëmarrjes së grave/vajzave dhe grupeve të margjinalizuara në proceset e planifikimit hapësinor, si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies për vendim-marrësit lokal.
Ndërkaq kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë është e gatshëm të bashkëpunoj në këtë projekt me qëllimin më të mirë që të krijohen dokumentet të implementueshme në fushën e planifikimit hapësinor por të bëhet edhe menaxhimi sa më i mirë i tokës.