DYLON

Në fshatin Ballancë u mbajt diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal

Në fshatin Ballancë u mbajt diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, ka mbajtur mbrëmë në Ballancë diskutimin për planifikimin e buxhetit komunal 2020-2022. Me këtë rast zv. kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama fillimisht i kanë njoftuar banorët mbi draft buxhetin komunal dhe atë të shpërndarë në kategoritë e ndryshme buxhetore.

Ndërkaq një fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i fshatit Ballancë, Valon Latifi i cili theksoj se banorët e këtij lokaliteti kanë përcaktuar prioritetet e tyre për investime dhe i kanë dorëzuar ato me shkrim tek Komuna e Vitisë.

Ndonëse banorët e këtij fshati patën shumë kërkesa për investime, megjithatë, ata theksuan se prioritet për ta janë: Rregullimi i rrjetit të kanalizimi, vendosja e rrethojës dhe fushës sportive në oborrin e shkollës për nxënës dhe rininë e fshatit, vendosja e ndriçimit publik të rrugëve të fshatit, riparimi i rrjetit elektrik dhe ndërrimi i shtyllave elektrike.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.