Prishtina ka mposhtur Trepçën ’89 në me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës që u zhvillua në Mitrovicë. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ahmed Januzi në minutën e 63-të të takimit.
Kjo ishte fitorja e parë e Bylbyl Sokolit që kur morri drejtimin e skuadrës nga kryeqyteti.
Me këtë fitore, Prishtina ka 4 pikë me një ndeshje më pak të zhvilluar, një pikë më pak se Trepça ’89.