Flamurtari dhe Prishtina e kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në stadiumin afër ‘Xhemail Ibishit’. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, me golat që u shënuan në pjesën e dytë.
Ndërkohë, dueli tjetër i paraparë të zhvillohet pas një jave me Trepçën ’89 është anuluar, bën të ditur profili zyrtar i FC Prishtinës.
Klubi ‘bardhekaltër’ është në kërkim të një kundërshtari për të zëvendësuar “minatorët”.