Prishtina ishte nikoqir i liderit aktual Gjilanit, në ndeshjen e javës së gjashtë, të cilën e fitoi me rezultat të ngushtë 2:1.
Prishtina realizoi me Ergyn Ahmetin pas një asitimi nga Alban Shillova për 1-0 në minutën e 13-të të takimit.
E gjithë ndeshja u karakterizua me tensione, presione në fushë dhe adrenalinë e emocione tek shikuesit.
Me të drejtë arsyetoi derbin e kësaj xhiroje, derisa përkundër rasteve shifrat mbetën me epërsi të Prishtinës në pjesen e pare të ndeshjes.
Në minutën e 84’ të takimit, Gjilani shënoi për t’i barazuar shifrat në 1:1 me anë të Bedri Grecës.
Po ky lojtar, në minutat shtesë 90+1, pengon futbollistin e Prishtinës, Leonit Abazin dhe gjyqtari e ndëshkon me të verdhë sulmuesin e gjilanasve.
Fundi ishte dramatik, ku Prishtina kërkonte me ngulm golin e epërsisë. Në minutat shtesë, 90+5 Alban Shillova realizon golin e fitores për Prishtinën në fundin e ndeshjes.
Në këtë ndeshje u shqiptuan tre karton të kuq, ndërsa Prishtina u detyrua t’i ndërroj tre lojtarë ngaqë ju lënduan tre futbollistë gjatë këtij takimi.
Gjilani vazhdon të kryesoje me 12 pikë, sa ka edhe Feronikeli por qe eshte vendosur ne vendin e pare, ndërsa Prishtina është ngjitur në vendin e gjashtë me 7 pikë.