Premtimet shterpe paraelektorale dhe sjellja në rrethin vicioz, paraqesin rrezik për të ardhmen e Kosovës!

Premtimet shterpe paraelektorale dhe sjellja në rrethin vicioz, paraqesin rrezik për të ardhmen e Kosovës!

Mungesa e ideve kreative dhe debatet shterpe sikur po e vërtetojnë krizën e brendshme të partive politike, të cilat në mungesë idesh dhe mos gatishmërisë për t’u ballafaquar me problemet që i ka Kosova, provojnë qartë se nuk kanë më se çka t’iu ofrojnë votuesve të vetë!

Shkruan: Hafiz Gagica

Është e dhimbshme kur i dëgjon premtimet boshe dhe pa mbulesë, kur politikani ynë në mungesë idesh zhvillimore në ekonomi dhe fusha tjera sociale, etj., përdorë shprehje arkaike si dhe fyerje të ulëta kundër oponentëve politik. Pra, politikanët që kanë ngarkesa, hipoteka, krizë morale dhe kulturore!

Shqiptarët kanë nevojë për politikanë pragmatik që dinë me i adresue problemet dhe zgjidhjen e tyre, që kanë aftësi dhe vizion për ta çuar përpara shtet ndërtimin e Kosovës, të cilën vetê e kanë sjellë para zhbërjes si shtet dhe shoqëri pa perspektivë!

Ne, disa veprimtarëve nga mërgata që nuk na është lejuar kyçja direkte në shtet bërjen e Kosovës, kemi tërhequr vërejtjen me kohë, se duke e vjedhur shtetin, duke lejuar korrupsionin, krimin e organizuar, nepotizmin, etj., është e pamundur të ecim përpara dhe të sjellim investitorë të huaj në Kosovë, të ndërtojmë shtet ligjor. Prandaj ka qenë e pamundur ta ruajmë përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarê!

Madje, disa shtete po i tërheqin edhe njohjet e pavarësisë së Kosovës, që tregon se kemi ecur mbrapa, në vend se tash të ishim kandidatë për anëtarësim në BE.

Uroj që të gjithë qytetarët me të drejtë vote të marrin pjesë masovikisht në zgjedhjet e 6 tetorit dhe me votën e tyre, duke i votuar më të mirët ta ndryshojnë gjendjen e tanishme, po që se ia duan të mirën Kosovës dhe fëmijve të tyre!

 

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE