Prishtina ka triumfuar në derbin e javës së njëmbëdhjetë përballë Dritës, teksa e ka mposhtur me rezultat 1-0 në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.
Derisa, pjesa e parë u mbyll pa gola, pjesa e dytë solli një dinamikë tjetër.
Kjo pasi, nga të dyja klubet kërkohej me ngulm goli i epërsisë, por me një lojë të koncentruar kryesisht në mesfushë asnjëra skuadër nuk ‘kërcënoi’ seriozisht.
Kishte edhe tensione në fushë dhe lëndime të një pasnjëshmë të futbollistëve, ku dy nga ta u desh ta përfundonin lojën para kohe.
Ishte Armend Thaqi ai i cili me një gol në minutën e 82-të të ndeshjes e vendosi fatin e këtij dueli.
Drita kishe edhe dhjetë minuta lojë për ta kthyer rezultatin, por që nuk ia doli, ndërsa në lojën shtesë një ndërhyrje në kapitenin e Dritës, Ardian Limanin në zonën e rreptësisë bëri që futbollistët e mysafirë të pretendonin në penallti.
Por, referi i takimit nuk akordoi penallti dhe ky thuajse ishte fundi i takimit, pasi në minutat e fundit nuk u arrit të realizohej dicka.
Tashmë Prishtina ngritet në kuotën e 20 pikëve, ndërkohë që Drita mbetet me 21 sosh.