DYLON

Zëvendësministri i Mbrojtjes Burim Ramadani priti në takim ambasadorin e Turqisë Çagri Sakar

Zëvendësministri i Mbrojtjes Burim Ramadani priti në takim ambasadorin e Turqisë Çagri Sakar
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka pritur sot në Ministrinë e Mbrojtjes Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar, me të cilin u bisedua për zhvillimet e përgjithshme aktuale në Kosovë dhe mbi raportet mes dy shteteve partnere.

Zëvendësministri Ramadani tha se në zhvillimin e përgjithshëm në Kosovë, sikurse edhe në rrugën tonë veri-atlantike, mbështetja e Turqisë është e rëndësishme.

“Kosova është e përkushtuar në zhvillimin e gjithmbarshëm, avancimin e rrugës së saj drejt integrimeve në NATO-s dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj pa dallime”, tha zëvendësministri Ramadani.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, Ambasadorin turk në Kosovë Çağrı Sakar vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme, duke theksuar vazhdimin e mbështetjes për Kosovën nga ana e Republikës së Turqisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.