Në ndeshjen derbi të javës, Prishtina ka triumfuar me rezultat bindës 4-1 në udhëtim te Llapi. Prishtina ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes në Podujevë, me dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën.
Endrit Krasniqi, Ahmet Haliti, Ahmed Januzi dhe Armend Thaqi ishin golashënues te FC Prishtina, ndërkohë Kastriot Selmani shënoi golin e vetëm te KF Llapi, transmeton 2LONLINE.com
Prishtina është ngjitur në pozitën e katërt me 27 pikë, një më pak se Drita që është e treta.
Ndërsa, Llapi e ndjek pas në pozitën e pestë me 24 pikë.