Përkthimi

Përkthimi

(Pjesë e nxjerrë nga teksti i tërë)

Përkthimi si vetë kuptohet është kalimi i një të foluri a shkrimi nga një gjuhë –në tjetrën dhe anasjelltas.

Përkthimin më të hershëm në të kaluarën e njerëzimit e kemi tek gjuha e sumerëve, kur pushtuesit akadët morën gjuhën dhe shkrimin e tyre dhe e përkthyen në gjuhë të veten akade, për kohë të gjatë. Pasise gjuha sumere kishte të folurit e sidomos të shkruarit të gatshëm për përdorim, akadët e shkrijtën gjuhën e tyre në atë sumere të shumtën dhe ashtu ata pushtuan vendin e sumerëve dhe atë popull por u pushtuan nga kultura e sumerëve.

Mëtutje, gjithë historia njerëzore ka qenë e përshkuar me përkthime, me çka përkthimi ka mundësuar kalimin e tërë kulturave dhe diturive nga një popull në tjetrin, gjegjësisht nga një pushtet në tjetrin, si dhe nga një epokë në tjetrën. Ashtu gjithë të folurit dhe shkrimet e Lindjes u kaluan në Greqi dhe gjithë të folurit e shkrimi grek u përkthye në gjuhën romake, e nga gjuha greke e romake mandej përkthimi kaloi ato vlera në gjuhët europiane…

Nga gjuha e shkruar sumere –akade u përkthye libri “Enuma Elish” në gjuhët e lindjes dhe nga to përkthimin e muarën europianët, kurse librat e profetëve me titull “Bibla” u përkthyen nga gjuha hebreje –arameje në gjuhën greke në Egjipt atëherë me titull “Deutoronomia” në pjesën e parë të shekullit të tretë të kohës së vjetër, mandej përkthimi e kaloi tekstin në gjuhën romake dhe në mesjetë vonë në gjuhët europiane nga gjuhët romake dhe greke.

Përkthimet masive sëpari here ndodhën në Romë, kur u përkthyen shkrimet e librat greke, e sëdyti në Europë nga koha e Humanizmit dhe Renesansës. Së treti përkthimet masive arritën kulmin me përkthimet e të gjitha veprave letrare e mandej atyre shkencore, të kohës më parë dhe të kohës që ishte. Nga shekulli XIX nisi përkthimi “industrial”, i teksteve të librave me renome të gjuhës në të cilën ishin shkruar –në gjuhët tjera të botës, duke bërë përkthimin ndër punët kyqe të punës dhe studimit.

Tani përkthimi ka arritë të bëhet me kompjuter dhe në Google ka mënyra shumë të suksesshme të përkthimit të të gjitha gjuhëve nëmes vete të cilësdo prej tyre. Edhe gjuha shqipe me këtë është në Google translate ku me sukses përkthehet, me kusht që fjalitë të jenë të shkruara me drejt, sakt dhe shkurt.

Me përkthimin kështu edhe gjithë kultura botërore u mundësua të kalohej e transmetohej etapë pas etape e deri në kohën tonë dhe të trashëgohet e të qëndron mu falënderuar përkthimit!…

Një tekst për t’u përkthyer ka këto veprime gjatë punës:
1. Përkthim
2. Përshtatje
3. Plotësim
4. Krahasim
5. Shtim
6. Kuptim
7. Zëvendësim
8. Letrarizim
9. Heqje të detyrueshme
10. Besim (bona fide)
11. Kulturë identifikuese
12. Përkthimi teknologjik

Përkthimi -Çdo tekst mund të përkthehet, porse asnjë tekst nuk mund të përkthehet tërësisht ashtu si është në gjuhën që është e në një gjuhë tjetër. Asnjë gjuhë nuk është e njëjtë, as ka leksik të njëjtë, as formë, as ndërtim shprehjesh e kuptimesh.

Përshtatja -është e nevojshme ngase çdo gjuhë ka formën e vet shprehëse, me njësitë kuptimore të fjalëve e lidhjeve që janë formuar me kohë në gjuhë. Kjo është mënyra e formimit të shprehjeve me të cilat përmblidhet kuptimi dhe kjartësia në të folur a shkruar. Gjithë gjuhët përfshijnë gjithë kuptimin porse ndryshojnë në formë të ndërtimit e shtrirjes dhe me mënyrën e përmbajtjes.

Ka gjuhë në këtë, të afërta nëmes vete me formë dhe shtrirje dhe ka gjuhë të largëta.Këto distanca kanë të bëjnë me afërsinë e bashkëjetesës ose me ndërlidhjen gjuhësore të afërsisë. Kështu Gjuha shqipe është e vetme, pa asnjë shembull kund, përderisa gjuhët e fqinjëve janë të përafërta . E tillë e vetme është edhe gjuha e grekëve. Të tjerat gjuhë janë ose gjermanike ose sllava, pasise tanimë në Europë e deri në Azi ka dy rryma popujsh –gjermanikë dhe sllavë.

Plotësimi -bëhet në përkthim, kur nuk ka fjalë të njëjtë a kur mungon kuptimi për fjalinë e përkthyer. Ka plotësim sipas nevojës përderisa nxirret kuptimi i plotë në fjali, por edhe në kontekst me tërësinë e tekstit. Plotësohet përderisa shihet se pjesa e përkthyer nuk arrin kuptimin dhe vlerën letrare. Plotësohet por në besim vetëm sa për të mbyllur tërësinë e kuptimit në një a më shumë fjalë a fjali.

Krahasimi -bëhet në thëniet alegorike, aforistike e metaforistike, të cilat janë të njëjta në kuptim në të gjithë gjuhët përsa i përket kuptimit e mesazhit porse janë të ndërtuara ndryshe në gjuhët. Nëse ka krahasim të njëjtë, bëhet përkthimi i plotë, porse nëse nuk ka krahasim të tillë në gjuhën në të cilën bëhet përkthimi ose nuk mund të bëhet krahasim me kuptim, atëherë merret një thënie e tillë krahasuese në gjuhën në të cilën bëhet përkthimi.

Shtimi -bëhet kur edhe pas plotësimit e krahasimit e veprimeve tjera nuk arrihet nxjerrja e kuptimit kënaqshëm. Një gjuhë shprehë ndryshe kuptimin nga një gjuhë tjetër, porse thelbi është i njëjtë. Ka mandej shtim të detyrueshëm kur nga gjuha që përkthehet nuk bartet tërë kuptimi në gjuhën në të cilën bëhet përkthimi. Ka mandej shtim edhe poetik, ose plotësim –shtim në rimë, në varg ose edhe në veprim foljor.

Kuptimi -është kusht i përkthimit sepse pa arritjen e kuptimit nuk ka vepër, le më përkthim. Gjithë përkthimi kalon në kuptim. Kuptimi mund të nxirret e të nënkuptohet edhe pa njohjen e të gjitha fjalëve në përkthim, mirëpo është e nevojshme që sikur nxirret kuptimi, të bëhet edhe përkthimi.

Zëvendësimi -bëhet në raste kur nuk ka kuptim në gjuhën në të cilën përkthehet një tekst i një gjuhe, as pas aplikimit të të gjitha veprimeve të përkthimit. Zëvendësohen mandej edhe fjalët, ose thëniet. “E hëngri në sy” nga gjuha shqipe nuk mund të përkthehet në asnjë gjuhë me kuptim që ka në gjuhën shqipe, por në gjuhën që bëhet përkthimi nga shqipja gjendet një thënie e tillë e që gjendet pasi kuptohet aludimi i thënies nga shqipja.

Letrarizimi -duhet të bëhet pas veprimeve të kryera të përkthimit, me që rast teksti i shkapërderdhur rikthehet duke i përngjarë krejtësisht origjinalit. Letrarizimi është sikur lyerja dhe fasadimi i mureve të një ndërtese. Teksti që shkapërderdhet kthehet sërish në vend të vet.

Heqjet e detyrueshme -janë veprime kur me asnjë mënyrë nuk arrihet qëllimi i përkthimit të një fjale, fjalie, a thënie, pasise nuk mund të gjendet fjala a të bëhet fjalia si është në origjinal. Edhe kjo ndodhë në përkthime dhe kalon në heshtje. Çfarëdo teksti mund të përkthehet, por nuk mund të përkthehet i tëri dhe kjo për këtë kërkon veprim ndonjërin, por nëse nuk ka asnjë mënyrë të përkthimit, a të zëvendësimit a plotësimit, një pjesë, paksa e vogël, bën edhe të hiqet e tëra!

Besnikëria në përkthim –in bona fide, -në mirëpbesim, -është mbi të gjithë veprën dhe përgjegjësinë. Ky parim veprimi përfshin edukatën, kulturën, virtytin dhe drejtësinë e përkthyesit. Me këtë, përkthyesi duhet të jetë besnik, me çka përkthimi duhet të jetë i plotë dhe i saktë, përndryshe nuk lejohet as pranohet. Përkthyesi duhet të jetë njeri me moral superior dhe të ketë veti të njeriut të besueshëm e të drejtë, të paanshëm, jo armiqësor e urryes ndaj gjuhës së popullit nga i cili përkthen.

Përkthyesi nuk guxon të ketë paragjykime në përkthim, anësi politike, anesë pagese a shpërblimi. Përkthyesi nuk guxon të udhëhiqet nga urrejtja, nënçmimi, hakmarrja a poshtrimi.

Një përkthyes duhet të jetë i kujdesshëm e parimor, i durueshëm në përsëritje me ndryshime përgjatë tekstit si dhe mos të ndërhyn në ndryshim të tekstit nga bindja se e ka të drejtë, për shkak të një mbamendjeje nga vazhdimësia e tekstit, e që lajmërohet kjo -sa më i gjatë të jetë teksti.

Përkthyesi nuk duhet të dalë jashtë përkthimit e të ndryshojë a përmirësojë emra, vende, data, shifra, madhësi, duke qenë me bindje se një fakt kësisoji që i përsëritet ka qenë ndryshe më parë, e që nuk duhet të jetë i ndryshëm.

Origjinali dhe kopja

Një përkthim bëhet duke e kaluar një tekst që është origjinal e në një gjuhë paraprake -në një gjuhë tjetër. Teksti që është për përkthim është tekst origjinal. Një tekst që është origjinal, përkthehet në origjinal, mirëpo përkthimi nuk është origjinal, por kopje e origjinalit, ngase vetëm gjuha e parë e shkruar e një teksti është origjinal, ngase ka autorin i cili e ka shkruar sëpariherë e në gjuhë të vet.

Kuptimi ndërkaq është origjinal edhe në kopje. Në këtë edhe ka moskuptime e përplasje se çka është origjinal e çka kopje dhe në çka vërtetohet kopja nga origjinali.

Kur’ani ose Bibla, që janë shembull klasik i përkthimit, janë me tekst origjinal nga gjuha e parë. Kur’ani është shkruar sëpari në gjuhën arabe dhe në një dialekt të veçantë të asaj kohe nga shkruesit, të cilët shënuan nga diktimi i profetit. Ky tekst është origjinal edhe përnga shkruesi, edhe për nga gjuha, me këtë edhe kuptimi shkon baras me gjuhën e shkruar. Origjinaliteti fiton të drejtë përmes besimit bona fide edhe pasi të kalohet nga origjinali në një tjetër kohë, në një kopje origjinali, në mungesë të tekstit origjinal për nga mjeti në të cilin qëndron teksti.

Kështu origjinali ka mundë të ishte në një lëkurë të regjur ose pergamenë, ose në papirus, a në një kofshë kafshe, e që më vonë ka dëshmi se ashtu si ka qenë ka kaluar në tekst unik, qoftë në kohë antike, qoftë në kohë të re, pas shpikjes së makinës së shkrimit. Origjinaliteti vlen për tekstin në përmbajtje e jo për materialin a mjetin në të silin ka qenë kur ka kaluar në tekst tjetër me radhë, e deri në ditët tona.

Pjesa e parë e Biblës është nga shkrimet (librat) e profetëve, të cilat shkrime sëpari janë shkruar aramaisht e hebraisht, mandej janë përkthyer në greqisht dhe janë quajtur septuaginta, e mandej nga septuaginta janë përkthyer në gjuhën romake, prej të cilës me shumicë u vazhdua përkthimi në gjuhët europiane. Ungjili është shkruar edhe hebraisht tek Mateu, edhe greqisht tek Gjoni, e që këto shkrime janë tekste të apostujve

Kur bëhet përkthimi i Kur’anit në shqip me këtë vetëkuptohet se ky përkthim bëhet direkt nga arabishtja, por një përkthyes i aftë mund ta përkthej edhe nga turqishtja, apo edhe nga boshnjakishtja njësoj, ose nga cilado gjuhë, në një gjuhë tjetër. Një përkthim direkt por gjithëherë del më i përsosur dhe më afër shumë origjinalit, se sa një përkthim nga një gjuhë e dytë a e tretë.

Përderisa çështja me përkthimin qëndron kështu, siç u cek dikund më parë, kuptimi të shumtën është i njëjtë, sepse kuptimi është më i kapshëm dhe mund të nxirret edhe kur mungojnë fjalët disa. Me kuptimin mandej njësohet edhe origjinali dhe për këtë thuhet për një libër të përkthyer s është “origjinal”, e që nënkupton kuptimin, jo origjinalin. Kjo edhe është e vërtetë, sepse gjithë atë tekst me kuptime që e ka libri i parë për shembull i Kur’anit a Biblës, e ka edhe teksti i librit të bërë nga përkthimi.

Origjinali nuk mund të bartet kurrë tërësisht në kopjen dhe për këtë kemi rastin mjaft interesant por të arsyeshëm në Kur’an kur krahas tekstit të përkthyer është edhe origjinali i librit nga gjuha në të cilën u shkrua sëpari. Mirëpo edhe në tekstin e Biblës kemi largime shumë nga përktihimet prej origjinalit, me çka është mirë që Biblëa të lexohet edhe në gjuhë tjera dhe të krahasohet një pjesë e tekstit me përkthimin në gjuhën shqipe, – dhe kjo është tejet e nevojshme.

Në përkthim mandej ka edhe veprime tjera, të këndshme, të gëzueshme, por edhe komplikime shumë! Veç përkthimit të teksteve dhe mënyrës fjali për fjali a varg për varg, kemi edhe përkthim të emrave, vendeve, datave, shifrave, madhësive, por edhe të nëjtët persona historikë që lajmërohen me emra të ndryshëm një ose më shumë herë!

Kemi mandej shembullin e nevojës së përkthimit në Ungjill, kur personazhet nga gjuha hebreje janë përcjellë me tekstet e përkthyer në gjuhën greke, romake, armene, etiopase, egjiptase, mandej në gjuhët europiane. Kështu kemi së pari emrat Jehoshuah, Miriam, Gabriel, Engjëll, të cilët emra janë shënuar sëpari në hebraisht në të folur e në të shkruar .

Të njëjtët personazhe janë përkthyer greqisht me radhë, -Isos, Marias, Angellos, Gabrielos. Të njëjtët emra personazhesh janë kaluar në gjuhën romake –latine: Jezus, Maria, Angellus, Gabrielus. Përderisa anglezët i thërrasin e shkruajnë: Xhisus, Meri,…

Përkthimi kështu veç tekstit integral dhe tërësisë ka edhe veçantitë dhe detajet, të cilët janë në brendi të tekstit, e që ka raste, siç u cekën më parë që janë pikat kyqe të tekstit në përkthim. Shkruesit e kohëve të vjetra lanë një kulturë mahnitëse të përkthimit, të pakalueshme as në ditët e sotit të teknologjisë superiore, me mjete atëherë të shkrimit të mundimshëm e të kohëve gjithmonë në konflikte e luftëra.

Është mahnitëse se me sa saktësi kanë punuar ata heronjë të shkrimit të vjetër -skribët, në lëkura të rexhura e papiruse, të bëra rrotulla, siç quheshin librat atëherë! Edhe ne kemi përkthyes të jashtëzakonshëm tani siç patëm përkthyes të tillë të jashtëzakonshëm gjithmonë në të kaluarën dhe librat më me rëndësi të njerëzimit janë të përkthyer edhe në shqip.

Problemet me përkthim kanë qenë që nga fillimi dhe që popujt e parë patën vështirësi të përkthimit dhe kjo ishte e kuptueshme gjithmonë. Moisiu profeti pati emrin sëpari “Mësceh” në gjuhën e vijës së faraonit që e muar për bir të vet, -sepse “ishte Fryma e Perëndisë që vepronte në mbrojtje të Moisiut dhe se ishte plani i Perëndisë”.

Kështu emërtimi “profet” është nga “mesih”, që ishte emri egjiptian “Msceh”, që nuk është përkthim por bartje kulturore identifikuese me shekuj e me ndërdyzim kulturash në Lindje, përderisa emri i personazhit të tillë biblik ishte nëpër shekuj ederi në ditët tona –Mësceh, Mosheh, Muasa, Mosa, Moisie, Mozes!…

Kultura identifikuese! -Ka kështu pjesë nga përkthimet e vjetra që ishin “kulturë” dhe arsimim, me çka një emërtim bëhet i njëjtë për të gjitha gjuhët. Gërshetimet kulturore në ato kohë ishin shumë të mëdha dhe një e arritur bartej e përcillej, merrej e përvetësohej nga vinte tek shumë popuj. Identifikimi kulturor ka qenë aq i ndishëm sa ka ndodhë edhe përplasja kulturore e civilizimeve mu për shkak të identifikimit me personazhet e besimit që nga kohët e vjetra!

Ose fjalëformimi”profet” që përdoret për identifikim të të dërguarve të perëndisë nga njerëzit nëmes njerëzve, doli nga ndërdyzimet greko –romake të kohëve kur u lind dhe evoluoi ktrishtërimi, e deri në ngritjen e tij në besim legal publik në Romë, më 313.

Njësoj, në brendi të kuptimeve ka probleme në përkthim, kur shfaqen komplekse kuptimore të qoftë edhe të një emri të vetëm, ngase në kohëra të vjetra kultura vetvetiu isht ekomplekse me besimin dhe format tjera shpirtërore. Përkthimi porse në parim shkon në bartjen besnike të tekstit të parë –tekstit që përkthehet, -në gjuhën në të cilën përkthehet, që njohuria mandej e thellë brenda tekstit të jetë i mundur për studim.

Përkthimi teknologjik! -Për fund kemi edhe përkthimin teknologjik gtani kohë të gjatë, sikur të mundësisë së përkthimit, -sikur të termeve e kuptimeve të cilët janë riuformim gjuhësor në vendet e gjuhët tek të cilët ndodhën shpikjet dhe ndërtimet komplekse të aparateve, makinave e komplekseve të mençura siç quhen tani.

Termet emërtime për aparatet e teknologjisë mençur, -si telefoni, radioja, televizori, e tani edhe interneti, erdhën nga gjuhët e popujve ku edhe u shpikën dhe integruan teknologjikisht dhe industrialisht këtopaisje komplekse. Është por e dukshme se në emërtim shkencor si quajt nga fillimi, se emërtimet patën parim aplikimi gjuhët romake dhe greke, pasi janë më të aftat për formim kompleksesh foljore, të suksesshme dhe të hijshme.

Emërtimet: telefon, televizor, komputer, loptop, aeroplan, raketë, tenk,…-janë formime gjuhësore emërtimesh nga gjuha greko –romake. Por ka edhe emërtime të popujve në origjinal, në gjuhë të tyre dhe këto përkthehen ose përdoren në origjinal masovikisht, sipas rastit e disponimit.

Në përgjithësi, për fund, në përkthim është edhe qëllimi, që është kryesori dhe më i rëndësishmi, pasise përkthimi është i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Përkthimi bashkon kulturat e të gjithë kombeve dhe bën një kulturë të përgjithshme, të njohjes dhe komunikimit.

Lajmi i mirë!

Tanimë jemi krejt afër të kalimit të përkthimit në paisje komplekse për përkthim, -që veç ka filluar, -ku do të mundësohet që njerëzit e gjuhëve të ndryshme tëkomunikojnë me të folur real përmes paisjeve, të cilat do të bëjnë përkthimin në çast.

Me këtë njerëzit përmes paisjeve të përkthimit do të bisedojnë njësoj sikur të ishin në të folur në një gjuhë!…

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE