Feronikeli dhe Drita ‘ndahen’ në paqe, barazim pagola në Drenas

Feronikeli dhe Drita ‘ndahen’ në paqe, barazim pagola në Drenas

Feronikeli dhe Drita janë ndarë në paqe në kryendeshjen e javës së së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy klubet kampione të Kosovës, kanë luajtur pa gola në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, transmeton 2LONLINE.com

Ndeshja ishte kryesisht e qetë me pak raste shënimi. Teksa, në pjesën e dytë sidomos në 20 minutat e fundit Drita mori tërësisht dominimin, duke rrezikuar dy herë.

Xhevdet Shabani pati rastin më të mirë me gjuajtje direkte, por portiere i Feronikelit ishte në vend.

Mundësi të mirë shënimi pati edhe Izair Emini, por pasukses. Ndërsa, edhe Xhevdet Shabani ka pasur mundësi të shënoj njëherë tjetër me një gjuajtje të mirë nga largësia.

Pas këtij barazimi, Drita është e treta në tabelë me 28 pikë, ndërsa Feronikeli i gjashti me 23 sosh.

KOMENTE