Derbi i kësaj fundjave, në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll, i luajtur mes Prishtinës dhe Gjilanit ka përfunduar baras, pasi rezultati përfundimtar ishte 2 me 2.
Gjilanasit ishin ata që kishin rezultatin (0 – 2), deri në minutën e 80-të, pasi kishin shënuar përmes Gerhard Prognit 24’, nga penalltia dhe Arbër Prekazit 65’, por se nuk arritën ta mbanin këtë epërsi dhe Prishtina me dy golat e saj, (Otto John 80’ dhe Endrit Krasniqi 90’+), bëri që epilogu i këtij takimi, të ishte ai i barazimit. /2LONLINE/