Skuadra e Dritës e cila nuk i fsheh synimet se e do majën e tabelës së klasifikimi në Superligën e Kosovës në futboll, ka barazuar dhe ka ndarë pikët me Feronikelin e cila aktualisht është e fundit në tabelën e klasifikimit.
Ishte kjo ndeshje e javës së nëntë e Superligës së Kosovës në futboll e cila përveç që u përmbyll pa fitues, u përmbyll edhe pa gola.
Gjithsesi mbesin shumë lojë për tu luajtur, por se skuadra bardh e kaltër, nëse e synon vendin e liderit, nuk “guxon”, të lëshojë pikë me një skuadër që përmbyll tabelën e klasifikimit.
Përndryshe, Drita tani ndodhet në vendin e pestë të tabelës së klasifikimit me 14 pikë, por kujtojmë se ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. /2LONLINE/