Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues theksoi se për vitin 2017 është ndarë një buxhet prej 261 milion dinarë dhe se qeveria e Serbisë ndan edhe mjete tjera siç janë bursat, libra shkollor falas dhe subevencione të ndryshme.
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit ka thënë se vetëqeverisja lokale ka realizuar me sukses 100% të mjeteve të parapara për vitin 2016 dhe ka shtuar se nevojiten plane strategjike aty ku papunësia është më e madhe se 60%.
“Rritja e buxhetit për 5.2 milion dinarë në krahasim me vitin e kaluar është një lajm i mirë, por i pamjaftueshëm për kërkesat tona. Qeveria duhet ta shtoj qasjen dhe praninë ka vendi jonë”, ka deklaruar Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës, transmeton Titulli.com.
Burimi: Titulli.com