Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në Bruksel, ku po mbahet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Në takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, potencova rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e vendit tonë në të gjitha etapat.
Llogarisim në lidershipin e Kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian. /2LONLINE/