Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim pjesëmarrësit e Kongresit botëror të personave me nevoja të veçanta, i cili po mbahet në Prishtinë me mbështetje edhe të Presidencës së Republikës.
Presidentja Osmani ka përgëzuar organizimin e suksesshëm të këtij kongresi, i cili ka mbledhur pjesëmarrës nga 31 shtete, duke thënë se në vitin dedikuar personave me nevoja të veçanta, forume të tilla janë të duhura dhe të rëndësishme.
Në bashkëbisedim me pjesëmarrësit, Presidentja Osmani ka thënë se mbetet plotësisht e përkushtuar për të kontribuar në avancimin e çdoditshëm të personave me nevoja të veçanta. Tutje, Presidentja Osmani vlerësoi se kongresi vendosë Kosovën në hartën ndërkombëtare të ngjarjeve kushtuar fuqizimit të personave me nevoja të veçanta dhe dëshmon gatishmërinë e Kosovës për të vepruar me nisma konkrete.
Presidentja Osmani ka thënë se vetëm përmes gjithëpërfshirjes së të gjitha grupeve të shoqërisë, mund ta përmirësojmë mirëqenien e gjithëmbarshme. /2LONLINE/