DYLON

Regjistrimi për Votim të Personave me Nevoja të Veçanta

Regjistrimi për Votim të Personave me Nevoja të Veçanta
Avatar photo Redaksia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson personave me nevoja të veçanta të marrin pjesë në zgjedhje, duke u ofruar mundësinë për të votuar në shtëpi ose në vendet ku ndodhen, si: spitalet, shtëpitë e moshuarve, ose për ata që janë në arrest shtëpiak.

Për të mundësuar votimin e këtyre votuesve, KQZ do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës më 9 shkurt 2025.

?Afati i Regjistrimit ka filluar më 4 janar dhe përfundon më 5 shkurt 2025 deri në orën 16:00.

? Për t’u regjistruar, mund të përdorni platformën online të KQZ-së: https://vpnv.kqz-ks.org/

Ose mund të regjistroheni në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Merrni pjesë në procesin zgjedhor dhe kujdesuni për të drejtat tuaja! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.