Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës zyrtare në Slloveni, është takuar me mërgatën e Kosovës.
Presidentja Osmani ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bashkëbisedim të këndshëm me mërgatën, të cilën e ka cilësuar shpirti dhe zemra e Kosovës.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes:
Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta. Gjatë vizitës në Slloveni zhvillova një bashkëbisedim të këndshëm me mërgatën tonë të çmuar, e cila është shpirti dhe zemra e Kosovës.
Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar. Përtej kontributit financiar, mërgata po luan rol më rëndësi në zhvillimin e Kosovës, por edhe në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në vendet ku jetojnë. /2LONLINE/